E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet zyrtarja e Kadastrës/ SPAK: Rajmonda Dashi ka qenë e përfshirë në pastrimin e parave të drogës

Zyrtarja e Kadastrës së Tiranës është arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas të dhënave në pranga ka rënë Rajmonda Dashi, kjo e fundit më herët ka qenë edhe drejtuese e Kadastrës së Durrësit.

 

Sipas SPAK, Dashi akuzohet se ka qenë e përfshirë dhe ka ndihmuar dy vëllezër shqiptarë të dënuar në Belgjikë për drogë për pastrimin e parave të dyshuara si të përfituar pikërisht nga trafiku i lëndëve narkotike.

 

Reklamë

Paratë pasi silleshin në Shqipëri pastroheshin përmes investimeve në disa prona të ndryshme. Pas hetimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe policisë, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për zyrtaren e shtetit. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër i përshirë gjithashtu në këtë skemë. Togat e zeza kanë vendosur gjithashtu në mungesë masën arrest me burg edhe për dy vëllezërit, të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në Belgjikë.

 

Konkretisht këta persona akuzohen për pastrim të veprës penale, grup të strukturuar si dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal. Gjithashtu Gjykata ka vendosur edhe sekuestrimin e disa pronave, 12 apartamente në Fier, 4 apartamente të tjera në Tiranë si dhe 3 garazhe, 27 llogari bankare, një aktivitet tregtar si dhe 2 automjete.

Më shumë video

Reklamë