E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet zv/drejtori i burgjeve

Policia ka arrestuar me urdhër te Gjykatës se Tiranës zv/drejtorin e përgjithshëm te burgjeve Iljaz Labin. Ka qene nje hetim i Prokurorisë qe ka çuar ne pranga numrin 2 te këtij institucioni per abuzime me tenderat ne bashkëpunim me 4 administratore te kompanive private. Pasditen e se hënës ne pranga janë vene edhe 4 personat e tjere te firmave qe bënin furnizimin me ushqime ne burgje: Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani dhe Nexhmi Balla. Ne baze te hetimit dyshohet se Labi favorizonte këto kompani te merrnin tenderat per ushqimin ne disa ambiente burgjesh. Te katër personat rezultojnë nga hetimi se takoheshin rregullisht me njeri-tjetrin dhe binin dakord per te përfituar prokurimet, te cilat merreshin ne baze te ndihmës qe i jepte Iljaz Labi. Vlera e një kontrate shkonte afro 200 milion leke te vjetra ku 20 milion i përfitonte zv/drejtori i burgjeve. Prokuroria thotë ne nje njoftim se është duke hetuar edhe tendera te tjerë. Ndërkaq ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka bere shkarkimin e Labit menjëherë pas arrestimit.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë