Zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena nga AAK, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës nga policia.

 

Sipas policisë ndalimi i tij është bërë për shkak se dyshohet për involvimim në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

 

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

 

“Ne do ta dërgojmë kërkesën në gjykatë, e ajo brenda 48 orëve vendos lidhur me masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Kjo është e sigurtë se do të ndodhë. Nëse sot nuk mbahet shqyrtimi gjyqësor, sigurisht se nesër gjykata do ta caktojë seancë”.

 

Ndërkohë nga  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e zv/ministrit Cena.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *