E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet tropojani që plagosi rëndë 36-vjeçarin

39-vjeçari me iniciale S. M. u arrestua mëngjesin e  kësaj të premteje nga Policia e Tropojës.

Ai dyshohet se është autori i një plagosjeje të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në vendin e quajtur “Ura e Bujan”.

Reklamë

I plagosuri është 36-vjeçari me iniciale S. M.. i cili është në gjendje kritike për jetën.

Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” edhe tre persona të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë