Video · Bota
Arrestohet trafikanti shqiptar i kokainës në Itali
Policia italiane ka prangosur trafikantin shqiptar të kokainës në Reggio Emilia. Uniformat blu kanë kapur në flagrancë 25 vjecari me inicialet I. K. ndërsa kanë sekuestruar 650 gram kokainë dhe një shumë prej 3500 eurosh. Sipas policisë italiane lënda narkotike ishte e një cilësie të lartë dhe do të tregtohej te klientë të përzgjedhur. Pavarësisht sasisë së kapur, uniformat blu bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me një shpërndarës të thjeshtë droge por me një trafikant të mirëfilltë.
Më shumë video
Reklamë




