E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet trafikanti që kalonte drogë nga Liqeni i Shkodrës në Malin e Zi

Një 21 vjecar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi ishte në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, i riu, në bashkëpunim me një tjetër person, tentuan të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Droga u kap nga policia malazeze në bregun e liqenit, në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Arrestimi i te riut erdhi pasi gjykata e apelit Shkodër caktoi nje vit me pare masën e sigurisë “arrest në burg”, për vepren penale te trafikut te lendeve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë