E martë, 10 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për armë zjarri pa leje dhe tregtim të lëndëve narkotike.

 

Në kuadër të operacionit të kosuar “Kombinimi”, është ndaluar E. R., 40 vjeç, i cili tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

 

Reklamë

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë  40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

 

Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”,  doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë