E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet shoferi i “Land Rover” që plagosi 7 vetë në Pogradec

Policia arrestoi në flagrancë një shtetas I cili konsiderohet fajtor për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec të mërkurën në mbrëmje, pranë fshatit Vërdovë.

 

Shtetasi Spartak Cela 34 vjec nga Pogradeci I cili drejtonte mjetin tip “Land Rover” dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec.

 

Reklamë

Nga të gjithë të plagosurit, dy shtetas, konkretisht E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë.

 

Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Spartak Çela akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë