E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kosova

Arrestohet sekretari i Vetëvendosjes

Arrestimin e sekretarit organizativ të lëvizjes vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili e çon ne 9 numrin e aktivisteve dhe deputeteve te ndaluar, kreu i kësaj partie e ka cilësuar nje metode fashiste kundër opozitës. Duke folur ne një konference për shtyp, Visar Ymeri e cilësoi koalicionin Thaçi – Mustafa si krerët e nje regjimi qe po përdor dhunën policore. Dardan Molliqaj, është arrestuar pas urdhrit të Gjykatës së Prishtinës, lidhur me një proces të gjashtë viteve më parë, ku ai së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë kanë shkatërruar automjetet e EULEX-it. Ndërkohe opozita ka ripërsëritur ultimatumin e qeverise deri ne 27 shkurt dhe ka paralajmëruar se protestat nuk do te ndalen.

Më shumë video

Reklamë