E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Arrestohet “prifti” me heroinë, i bëri presion policëve me shkishërim

Forcat e Guardia Di Finanza në Romë kanë goditur sërish trafikimin ndërkombëtar të drogës, duke identifikuar një nga korrierët që i përkiste një grupi te organizuar.

 

Ky është korrieri i maskuar si një prift misionar, i cili u deklarua me shtetësi amerikane, por në të vërtetë vinte nga Nigeria.

 

Reklamë

Gjate kontrollit te bagazheve “Prifti i rreme” u përpoq qe te frikësonte efektivet e policisë, duke i treguar here pas here atyre kryqin, e duke i kërcënuar dhe me shkishërim. Madje ai e cilesoi si sakrilegj atë qe po bënin efektivet e Guardia Di Finanzes. Por  me pas ndali kërcënimet kur ne çantën e kompjuterit, ju gjeten te fshehura 3 kilogram heroine e pastër.

 

Ngjarja fokusohet në rritjen e një fenomeni gjithnjë e më shqetësues, përkatësisht një kthim në konsumin e heroinës, e ashtuquajtura “drogë e të varfërve”, për shkak të kostos më të ulët në krahasim me drogat e tjera.

Më shumë video

Reklamë