E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet në Francë një i dyshuar për vrasjen e Jamal Khashoggit

Është arrestuar në Francë një nga personat e dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

 

Reklamë

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në aeroportin Roissy, afër Parisit. Sipas raportimeve, personi i arrestuar po bëhej gati të hipte në aeroplan për të shkuar në Riad.

 

Personi i arrestuar sipas mediave franceze, ka qenë pjesë e Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai besohet të jetë i përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.

 

Khashoggi është vrarë teksa ka qenë duke vizituar konsullatën saudite në Stamboll, në tetor të vitit 2018, dhe trupi i tij është copëtuar.

 

Gazetari 59-vjeçar ka qenë këshilltar i Qeverisë saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, mirëpo më 2017 ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë