E diel, 4 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestohet në Belsh 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi

Një 38-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

38-vjeçari akuzohet nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike.

Reklamë

“Falë informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me Interpol Tiranën, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

B., 38 vjeç, banues në Belsh.

Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Pritet ekstradimi i tij drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë