Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov ka rënë në prangat e policisë këtë të martë.

 

Mediat maqedonase bëjnë me dije se ndalimi i tij është  bërë në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërgur menjëherë në burgun hetues të Shutkës.

 

Prangosja e Mijallkov është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *