E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet ish-Presidenti Duterte, akuzohet për krime lufte në Filipine gjatë betejës kundër trafikantëve të drogës

Policia e Filipineve ka arrestuar ish-Presidentin Rodrigo Duterte pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër duke e akuzuar për krime kundër njerëzimit pas luftës së tij vdekjeprurëse ndaj trafikantëve të drogës.

80-vjeçari u vendos në paraburgim këtë mëngjes pak pasi mbërriti në  aeroportin  Manila.

Reklamë

Ai nuk ka kërkuar falje për luftën e tij brutale ndaj drogës, në të cilën humbën jetën mijëra njerëz kur ai mbante postin e presidentit që nga viti  2016 deri në vitin 2022.

Madje pasi u arrestua ai pyeti se çfarë krimi kishte kryer.

Ish-zëdhënësi i Duterte e ka cilësuar këtë vendim të paligjshëm, pasi sipas tij  Filipinet janë tërhequr nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në 2019-ën.

Por nga ana tjetër, anëtarët e Gjykatës thonë se ka juridiksion në Filipine për krimet që pretendohen se kanë ndodhur para se vendi të largohej si anëtar.

Sakaq Aktivistët e kanë quajtur arrestimin një moment historik.

Duterte ishte para arrestimit në Hong Kong ku po bënte fushatë për zgjedhjet afatmesme më 12 Maj pasi kandidon për kryebashkiak të Davaos./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë