E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet ish kryebashkiaku i Vorës, fshihej prej 8 muajsh

Policia e Tiranës ka arrestuar pas disa muajsh në kërkim ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

Kajmaku është arrestuar në ambjentet e spitalit privat Kontinental në Tiranë.

Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të 2019, ndërkohë që ai u arratis duke i shpëtuar drejtësisë.

Kajmaku u denoncua fillimisht nga PD pasi kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Agim Kajmaku në vitin 2003 ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Reklamë

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post.

Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të kryejë detyrën e tij si kryebashkiak duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn. Në vend të tyre ai zgjodhi Gent Picarin, i cili u shkarkua pak më vonë.

Kajmaku akuzohet nga organi i akuzës për tre vepra penale “Falsifikim i vulave,”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Më shumë video

Reklamë