E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet hajduti i makinave në Bulqizë, mjetet e vjedhura i shiste te persona me precedent kriminal

Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Dibrës kanë arrestuar një 21-vjeçar, i cili akuzohet se vidhte automjete të ndryshme të Durrësit dhe në qarkun e Dibrës, me qëllim shitjen e tyre te personat me precedent kriminal për të kryer krime ndaj jetës dhe personit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi K. Ll., 21 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë.

Reklamë

21-vjeçari, që pak minuta më parë kishte vjedhur një automjet Benz në fshatin Gjoricë, Bulqizë, në pronësi të shtetasit V. Xh., sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi bashkë me automjetin, në drejtim të Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Markat”, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, si dhe kapjen e 21-vjeçarit, të cilin ia kanë dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 21-vjeçari ka vjedhur edhe tre automjete të tjera në lagjet nr. 15 dhe nr. 17 të Durrësit, si dhe sende personale në një automjet, po në lagjen nr. 15, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar automjetet e vjedhura të markave Benz, Toyota, Volksagen dhe Ford Focus.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë