E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohet hajduti i makinave në Dibër

Diber, hajduti makinave
Diber, hajduti makinave

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet se ka vjedhur 3 automjete dhe targat e 12 automjeteve të tjera.

Arrestimi i të riut u krye në kuadër të operacionit kombëtar të kodyar “Sundimi i ligjit. I arrestuari është shtetasi E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Radovesh.

Ky shtetas dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi E. K., identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër./vizionplus.tv/

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh