E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Arrestohet hajduti i automjeteve në Tiranë

Një 25-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për tentativë vjedhjeje.

 

Informacionet bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi Xh. Ll., lindur dhe banues në Tiranë. I riu u kap dhe u arrestua në flagrancë në bulevardin “Bajram Curri” në tentativë për të vjedhur në 2 automjete të parkuara pranë një pallati.

 

Reklamë

Në momentin që kishte thyer xhamat trekëndësh të dy automjeteve një banor ka njoftuar Policinë. Falë reagimit të shpejtë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2 që patrullonte në territor, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

 

Gjithashtu, po ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes në dy lokale, njëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe tjetri në rrugën “Lavdie Petrela”, Tiranë, territor që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë