E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohet grabitësi i kazinosë në autostradë

Një 48-vjeçar u arrestua nga policia, pasi grabiti nën kërcënimin e armës një kazino në autostradën Durrës-Tiranë. Në prangat e uniformave blu ra Duart Berziu, i cili rreth orës 17:50 të së martës, nën kërcënimin e pistoletës, i mori një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas u largua me një motor pa targa.

 

Ai u identifikua menjëherë nga agjentet e policisë dhe në momentin e arrestimit iu gjetën dhe 6 doza kokainë dhe shuma prej 18 mijë lekësh të reja, të cilën e kishte grabitur pikërisht ne kazino. Sipas uniformave blu, 48-vjeçari ka qenë më parë i skeduar për posedim të lëndëve narkotike.

Më shumë video

Reklamë