Është arrestuar një nga autorët që kërcënuan me gjobëvënie biznesmenin Gëzim Balla dhe më pas terrorizuan zonën duke qëlluar në ajër.

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga Alban Tançin, i njohur për drejtësinë.

Uniformat blu theksojnë se në kërkim është edhe bashkëpunëtori tjetër, Feruzan Shehu.

Këto dy persona pasi kërcënuan biznesmenin qëlluan me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia.

Tançi në vitin 2019 u dënua në mungesë nga gjykata e Dibrës me burg për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *