E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet babai mostër në Tiranë, abuzoi seksualisht për 16 vite me të bijën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë ku një 61 vjeçar për 16 vite me radhë ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas denoncimit të së bijës sot 25 vjeç, ndërsa në momentin e abuzimit ajo ka qenë një e mitur 9-vjeçare.

 

Reklamë

Ngjrja e rëndë duket se ka si autor shtetasim me iniciale Q.N, 61 vjeç, i divorcuar me gruan në vitin 2002, e si pasojë u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

 

Pas largimit të gruas, i ati mostër në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar.

 

Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë