Policia Kufitare ka vënë në pranga Arlinda Ramën, e cila rezultonte e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Harta”.

 

Operacioni i zhvilluar në mars të këtij viti goditi një grup kriminal që tregtonte lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit dhe Kamzës. Pjesë e këtij grupi në bazë të hetimeve ishte dhe Arlinda Rama, 28-vjeçarja e vënë në pranga këtë të martë.

 

Lidhur me këtë operacion vijojnë të jenë në kërkim dhe tre persona të tjerë.

 

Nga hetimet ka rezuluar se anëtarët e grupit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *