E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, 15-vjeç. 27-vjeçari e ka mbajtur në banesë të miturën, pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë