E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Arrestohet 27-vjeçari në Berat, posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen dhe armë

Policia e Beratit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen dhe armë.

Në kuadër të operacionit policor “Nata” u vu në pranga shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat.

Gjatë natës në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Reklamë

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë