Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë.

25-vjeçari ka dhunuar për arsye ende të paqarta partneren e tij 35-vjeçare me origjinë nga Moldavia.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

E reja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ndërsa 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës.

Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor, pasi I ka shkaktuar partneres plagë të rënda në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *