E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali, u kap me drogë dhe armë

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italjane një javë më parë për posedim dhe shitje kokaine.

I riu u kap me një armë gjahu të prerë dhe 460 fishekë të kalibrave të ndryshëm. 23-vjeçari e bënte tregtinë e mallit nëpërmjet rrjetit social dhe platformës WhatsApp.

Reklamë

Pasi vendoste vendin dhe orarin e takimit, ai paraqitej në takime në bordin e një serie të fundit ‘Golf’, me targë zvicerane.

Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan makinën dhe e ndoqën atë derisa gjetën shtëpinë e të riut në një komunë në zonën e Varese. Policia tha se të riut iu gjetën 20 doza dhe një shumë parash e madhe, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Kontrolli vijoi në banesë, ku u zbuluan në një çantë shpine të fshehur poshtë krevatit, 460 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, si dhe një pushkë gjahu, në dhomën e gjumit, të futura pas një gardërobe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë