Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane. I riu është kapur në flagrancë, teksa trafikonte lëndë narkotike.
Policia ka qenë prezente kur 22-vjeçari po shiste një pako që përmbante lëndë narkotike tek një “klient” italian. Efektivët ndërhyrën menjëherë, duke i identifikuar të dy si subjekte që synonin shkëmbimin e lëndës.
Menjëherë më pas është kryer kontrolli i shtëpisë së shpërndarësit të drogës, gjithashtu me ndihmën e dy reparteve të qenve të kompanisë Giulianova janë zbuluar 25 gramëve kokainë dhe 19 marihuanë, lëndë të fshehura brenda një vazo në kopsht që i përket shtëpisë si dhe mes materialeve të mbeturinave.
Siç shkruajnë mediet e huaja, gjithashtu u gjetën 2 peshore precize, para të gatshme për 2790 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, si dhe një tabletë, 4 telefona inteligjentë dhe celularë. I gjithë materiali i gjetur është sekuestruar, ndërsa personi përgjegjës është arrestuar në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë. /vizionplus.tv





