E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Kronikë

Arrestohen trafikantët e tritolit në Lushnje

Policia ka prangosur dy persona të cilët akuzohen për trafik të lëndëve plasëse. Arrestimi i tyre, pranë “Rrethrrotullimit të Çermës”, vjen në kuadër të operacionit “Çerma”.

 

Të ndaluarit janë S. Isufaj 35 vjeç dhe A. Myftari 23 vjeç, të dy nga Elbasani. Uniformat blu kanë sekuestruar dhe një sasi tritoli në cilësinë e provës materiale.

 

Reklamë

Sikurse bën me dije policia “të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrit u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejt shumave deri në 500 euro.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë