“Van Basten” dhe “Messi” janë disa nga pseudonimet që përdornin shqiptarët e grupit të fuqishëm të kokainës dhe kanabisit në Itali dhe vende të tjera të europës.

Operacioni I zhvilluar në Itali ka vënë në pranga 12 persona, nga të cilët 3 shtetas italiane dhe 9 të tjerë shqiptarë. Ata I përkisnin tre grupeve të vogla kriminale, të cilët të bashkuar kishin krijuar një rrjet të fuqishëm criminal të transportit dhe shpërndarjes së drogës në mënyrë të vecante në Itali.

Kokaina futej nga Rotterdami I Holandës drejt Italisë ndërsa kanabisi vinte nga Shqipëria përmes detit.

Në total në periudha të ndryshme janë sekuestruar 5 ton kanabis, 15 kg heroinë dhe 2 kg kokainë. Po ashtu janë gjetur edhe disa armë, mes të cilave edhe kallashnikov.Operacioni është koduar  “Taxi Driver” . nëse droga do të ishte hedhur në treg fitimi do të shkonte deri ne 16 milion euro.

Interesant fakti se për të biseduar me njeri-tjetrin ata perdornin pseudonime me emrat e yjeve të futbollit si Van Basten apo Messi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *