E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohen me 1.7 kg kanabis dy të rinj në Tiranë, çfarë u gjet gjatë kontrolleve në banesën e 36 vjeçarit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vazhdën e operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës informative, për një rast të shitjes të lëndës narkotike cannabis sativa, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit R. Q., 36 vjeç dhe L. K.(A.), 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Reklamë

Këta shtetas u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1 kilogram e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonin me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë