E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Kronikë

Arrestohen gjobëvënësit, kërcënonin me jetë biznesmenin

Prej ditësh e kërcënonin me jetë përmes mesazheve telefonike, nëse nuk u jepte shumen prej 10 mijë eurosh.

 

Por shantazhi ndaj një biznesmeni nga Tirana, nuk zgjati shume dhe agresoret përfunduan në prangat e policisë.

 

Reklamë

Operacioni i koduar “Last Night” në Tirane prangosi 21-vjecarin Altin Valisi dhe 19-vjecarin Durim Dervishi.

 

Burime pranë uniformave blu thanë se dy të arrestuarit ishin vënë në përgjim prej muajsh dhe u arritën të identifikohen, pasi përdorën numrin e tyre celular për t’i dërguar mesazhet kërcënuese biznesmenit 55-vjeçar.

 

Pas arrestimit, dy gjobëvënësve u janë sekuestruar një armë automatike, 11 aparate celular dhe 5 karta SIM.

 

Ndaj të rinjve rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

 

Më shumë video

Reklamë