E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Arrestohen dy autorët që vranë Florian Lamçen/ Policia zbardh ngjarjen: Ishin të dehur

Vihen në pranga dy autorët e dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Elbasan. Ngjarja e ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Të arrestuar janë Adriano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhakatari, 34 vjeç. Ata kanë qëlluar Florian Lamçen, me shishe dhe sende të tjera të forta. Si pasojë e plagëve të marra, 30-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Reklamë

Mësohet se autori dhe viktima kishin konsumuar pije alkoolike, përpara se konflikti të degradonte.

Florian Lamçe ishte një emër i njohur për policinë. Ai njihej me nofkën “Flor Qorri” dhe është akuzuar disa herë nga autoritetet për ngjarje të rënda kriminale. Ai është hetuar dy herë për plagosje dhe madje dyshohej si vrasës me pagesë.

Më shumë video

Reklamë