E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen 8 trafikantë droge në jug, kthehet mbjellja e kanabisit në Lazarat

????????????????????????????????????

Rikthehet operacioni forca e ligjit. Gjatë orëve të natës forcat speciale kanë zbarkuar ne disa qytete te vendit për goditjen e një grupi kriminal ne fushën e trafikut të drogës.

Sipas burimeve, 8 persona janë arrestuar deri me tani ne Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj e Këlcyrë.

Te njejtat burime sqaruan se në këtë grup kriminal te skeduar nga forca e ligjit janë te përfshirë me shume se 20 persona, për te cilët vijon aksioni për kapjen e tyre.

Ndërkohë kultivimi i kanabisit është rikthyer ne Lazarat por ne sasi te vogla.

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar rreth 30 bime te mbjella ne toke te hapur dhe ka shoqëruar disa persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë