E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen 6 shoferë në Berat

Policia Rrugore e qarkut Berat ka arrestuar 6 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 900 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

Reklamë

• 278 masa për parakalime  të gabuara;

• 117 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 33 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

• 472 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë dërguar për komision 84 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë