E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen 27 shoferë, pezullohen 124 patenta

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia e Tiranës në Autoshkolla janë arrestuar në flagrancë 27 shoferë, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të pa papajisur me leje drejtimi.

 

Në kuadër të planit Operacional “Tispol 2018”, janë marrë një numër i madh masash prej 570, janë vënë për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal, ndërsa 346 shoferë janë gjobitur për përdorim celulari.

 

Reklamë

Gjithashtu, policia ka vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre. Ndërkohë, janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Policia ka kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë