E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Arrestohen 21 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe ryshfet

Kosova ka arrestuar 21 zyrtarë shtetërorë, të akuzuar për mashtrim me subvencione. Aksioni policor është zhvilluar në pesë qytete: Prishtinë,  Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog. 14 prej të arrestuarve janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

 

Prokurori i rastit, Rafet Halimi bëri të ditur se shumica nga të arrestuarit janë inspektorë që kanë hartuar raporte të pavërteta.

 

Reklamë

Më 24 dhe 25 shkurtit të këtij viti, në kuadër të operacionit “subvencione 2021” u arrestuan edhe 12 persona të tjerë. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet mbi një milion euro.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë