E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arrestohen 19 terroristë në Rusi, sekuestrohen armë, municione dhe eksploziv

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka arrestuar 19 anëtarë të një grupi terrorist.

 

Grupi i Ekstremistëve, sipas mediave vendase, dyshohet se kishte përgatitur sulme në Kaukazin e Veriut, raporton Vizion Plus.

 

Reklamë

Autoritetet vendase njoftuan se ideologjia e grupit, e quajtur tekfirizëm, i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët,  dhe qëllimi i tyre është te krijojne kalifatin.

 

Ne momentin e arrestimit autoritetet ruse sekuestruan armë, municion, eksplozivë dhe literaturë ekstremiste.

 

Terroristet akuzohen  për organizimin dhe pjesëmarrje në aktivitetet ekstremiste.

 

Grupi i tyre është ndaluar dhe është shpallur ekstremist në Rusi që nga  shtatori  i vitit 2010.

Vazhdo të lexosh

Reklamë