Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt,...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga...

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9 person

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e para ushtarake...

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Arrestimi i themeluesit të “Telegram”, ekspertët shpjegojnë akuzat që rëndojnë ndaj tij

30 Gusht 16:48

Arrestimi në Francë javën e kaluar i Pavel Durovit, shefit miliarder të platformës së rrjeteve sociale “Telegram”, po bën jehonë në mbarë botën, ndërsa Rusia i kërkoi Francës që të mos e kthejë hetimin në persekutim politik.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, njofton se Durov është nën hetime për aktivitete të dyshimta, të paligjshme për të cilat akuzohet Telegrami.

Pavel Durov, shefi i faqes së rrjeteve sociale ‘Telegram’, u lirua nga paraburgimi në Paris të mërkurën pasi pagoi një garanci prej 5.6 milionë dollarësh. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.

“Ekziston një gamë e gjerë akuzash, duke filluar nga mungesa e veprimeve kundër shitjes së drogës në ‘Telegram’, shpërndarjes së materialit të abuzimit seksual me fëmijët, mos-dhënia e informacionit për përdoruesit kur kjo kërkohet si pjesë e hetimeve penale. Padia përfshin edhe akuza për pastrim parash”, thotë TJ McIntyre nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Dublinit.

Avokati i Durov, David-Olivier Kaminski, tha se ‘Telegrami’ punon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

“Është krejtësisht absurde të mendosh se kreu i një rrjeti social mund të jetë i përfshirë në veprime kriminale që nuk kanë të bëjnë me të drejtpërdrejt apo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë”, thotë Kaminiski.

Pavel Durov, i cili ka shtetësi ruse, franceze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe e themeloi ‘Telegramin’ me seli në Dubai në vitin 2013. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 15 miliardë dollarë. Hetuesit francezë thonë se ‘Telegrami’ nuk respekton ligjin që kërkon mbikqyrjen e përmbajtjes që publikohet në këtë aplikacion.

“Drejtuesit e këtyre aplikacioneve vlerësohen si individë që tallen me idenë e heqjes së përmbajtjeve të paligjshme që publikohen nga përdoruesit. Nëse kjo është e vërtetë, nëse janë njoftuar për përmbajtje të caktuar nga përdoruesit që ka qenë në shkelje të ligjit dhe nuk e kanë hequr atë, atëherë e kanë humbur imunitetin, sipas ligjit të BE-së”, thotë Daphne Keller nga Fakulteti i Juridikut në Stanford.

Elon Musk, pronari i rrjetit social X, i ofroi mbështetje Durov. Musk ripublikoi një koment të mëparshëm që e vlerëson mbikqyrjen si, “një fjalë propagandistike që ka për qëllim censurën”. Ka të ngjarë që ai është i shqetësuar për pasojat, thotë Profesori McIntyre nga Universiteti i Dublinit.

“Masa të tilla mund të merren edhe ndaj tij personalisht”, thotë McIntyre.

‘Telegrami’ ka mbi 900 milionë përdorues në tërë botën. Ai përdoret gjerësisht nga ushtritë ruse dhe ukrainase në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Durov mund të kërkojë të arrijë një marrëveshje me prokurorët, thotë McIntyre.

“Është teknikisht e mundur që ‘Telegrami’ të ketë qasje në komunikimet e njerëzve, komunikime që përdoruesit mund të mendojnë se janë të koduara. Kjo krijon një thesar të dhënash, të cilat autoritetet e inteligjencës në shumë vende, jo vetëm në Francë, pa dyshim do të donin t’i kishin. Mund të ndodhë që qasja në këto të dhëna të kthehet në një mjet shumë të vlefshëm negocimi për dikë në këtë pozitë”, thotë McIntyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se arrestimi i Durov nuk ishte në asnjë mënyrë një vendim politik. Sipas Macron i takon “gjyqësorit, në pavarësi të plotë, të zbatojë ligjin”. Ai shtoi se Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes.

Rusia në të kaluarën e ka bllokuar qasjen në ‘Telegram’ për të mbytur zërat kundërshtues brenda shoqërisë ruse.

Megjithatë, Kremlini të enjten paralajmëroi Francën kundër kthimit të hetimit të Pavel Durovit në një “persekutim politik”./ VOA

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Ekspertet shefi i telegram Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit, Kardinali Ernest Troshani mban Meshën në burgun e Spaçit

më shumë...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt, Infantino: Propozimi krijoi përçarje, nuk do zbatohet

më shumë...

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në protestë: Mos na hiqni identitetin administrativ!

më shumë...

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën, zhvillohet Kuvendi qytetar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:06

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit,...

11:59

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni...

11:42

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në...

11:28

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën,...

11:09

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë...

11:02

Skadon sot afati për kompensimin e naftës,...

10:45

U kapën me 5 kg kanabis në...

10:30

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari...

10:15

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar...

10:09

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje...

10:01

Raketat ruse godasin Kievin, humbin jetën 9...

9:39

Vijon zjarri në Palasë, helikopteri ndërhyn nga...

8:40

“Made in Albania”, Rama publikon automjetet e...

8:19

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për...

8:05

Temperatura deri në 41 gradë Celcius, si...

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë t...
  • “Shehu nuk i jep llogari as Dumanit as Brahos…”, Cakra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.