E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Arrestimi i Rrajes, Rama: Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të  Redjan Rraja, si një nga autoret e dyshuar per atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë ka përshëndetur punen e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit.

 

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë.”

Më shumë video

Reklamë