Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagon menjëherë pas lajmit të arrestimit të  djalit të deputetit Rrahman Rraja,

 

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, ndërsa nuk nguron të akuzojë opozitën dhe qeverinë e kaluar.

 

“Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës. Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona. Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë! Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *