Video · Politikë
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përshëndetur operacion masiv anti-korrupsioni zhvilluar ditën e sotme në Bashkinë Lushnje, duke vënë në pranga zyrtarë, biznesmenë, si dhe kryebashkiakun Fatos Tushe.
Reklamë
Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane shkruan se të gjithë personat e përfshirë në korrupsion do të ndëshkohen, pavarësisht pushtetit që mund të kenë.
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha për të shqyrtuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin.”
Më shumë video
Reklamë




