E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Arrestimi i komisionerëve zgjedhorë/ Reagon Meta: Ndëshim maksimal, kush keqpërdor detyrën

Presidenti Ilir Meta reagon pas arrestimit të komisionerëve zgjedhorë në kuadër të hetimeve për dosjen “339”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkrua se ka ardhur “koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave”.

Reklamë

Meta kërkon ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve.

“Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave!

Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!

Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore”, shkruan Meta./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë