E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arrestimi i Imamoglu, Berlini: Absolutisht i papranueshëm, pengesë për demokracinë

Berlini  e ka cilësuar si “absolutisht të papranueshëm” paraburgimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, duke e quajtur atë një “shenjë të shëmtuar” dhe një “pengesë serioze” për demokracinë në Turqi.

“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në Turqi,” tha zëdhënësi i qeverisë Stephen Hempstead dhe i bëri thirrje Ankarasë që “të sqarojë rastin menjëherë dhe me transparencë të madhe”.

Reklamë

Hempstead deklaroi gjithashtu se  “në vitet e kaluara ka qenë e mundur të konsolidohen marrëdhëniet e mira midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe zhvillimet e fundit janë një shenjë e keqe për demokracinë, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje”.

Më herët, politikani i Partisë Demokristiane (CDU) Serap Guler tha se marrëdhëniet gjermano-turke janë të tensionuara pas arrestimit të Imamoglu.

“Turqia është një nga vendet që kur qortohet publikisht, nuk është e gatshme të ndryshojë asgjë,” tha Guler./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë