E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Arrestimi i Gëllçit i paligjshëm”, Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK për burgosjen e ish-drejtorit të RTSH

Gjykata Ndërkombëtare e Strasburgut ka rrëzuar SPAK-un në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi.

Ky i fundit ka fituar betejen e tij kundër SPAK në Gjykatën Ndërkombëtare ku pikërisht kjo Gjykatë e ka velrësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.

Sipas Gjykatës europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

Lajmi u bë me dije nga avokati i Gëllçit.

Reklamë

“Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK, të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane”, shkruan avokati.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë