Në përfundim të seancës gjyqësore pranë GJKKO-së, avokati i mjekut Edvin Prifti, Henrik Ligori, deklaroi se ndryshimi i masës së sigurisë nga pezullim i detyrës në “arrest me burg”, ishte i padrejtë.

I pyetur pse mjeku Prifti i mbante paratë në shtëpi dhe zyrë, avokati deklaroi se Prifti kishte bërë një shitje, e më pas do t’i depozitonte ato në bankë.

“Kishte bërë një kontratë shit-blerje më 23 dhjetor 2012 personi që do blinte pronën i dha paratë, por nuk i kishte futur ende në kanalet bankare. Sa për vendimin e SPAK them se përsëri bëhen gjykime morale, nuk është person që e detyron ligji të deklarojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes…Ku janë paratë e pastruara? Ato ndodhen në bankë nëse do t’i pastronte ajo do ndodhë në të ardhmen, pra penalizon idenë e një krimi që e merr me mend që do ndodhë. Ne do ndjekim rrugët ligjore, nuk e humbim besimin te gjykatat”, tha avokati.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga pezullimi i detyrës për mjekun Prifti,  në qendrimin ne burg, sipas prokurorisë erdhi pasi në banesën dhe në zyrën e tij u gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë. Akuza pretendoi se këto para nuk justifikohen dhe kanë ardhur si pasoje e ryshfeteve që janë kërkuar nga mjeku gjatë punës së tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *