Ndaj ish- kryeministrit Sali Berisha, masa e arrestit që do të kërkohet në Gjykatën e Posaçme mbetet ende e panjohur, por autoriteti është në dorën e dy prokurorëve të çështjes, Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.
Kjo është bërë e ditur nga drejtuesi i Prokurorisë Antikorrupsion, Altin Dumani.
Lexo edhe :
Related Posts
Pasi Këshilli i Mandateve vendosi të zhveshë nga imuniteti i deputetit Sali Berishën, të enjten pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë atë. Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv pasi ka ndikuar përmes akteve nënligjore në favorizimin e dhëndrit të tij për privatizimin e ish- klubit sportiv, Partizani.
Ndërkaq, nëse SPAK ndjen apo jo presion nga retorika politike Altin Dumani përgjigjet:
“Presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjëlloj ndikimi. Jam imun ndaj të dyjave. Këtë perpiqem t’ua përcjell edhe trupës së prokuroreve. Jemi të vëmendshëm kur evidentohen problematika nga media apo politika në diskutime të ndryshme, sigurisht që ne i ndjekim. Por ne raport me hetimet nuk na ndikojnë”, tha ai.
Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë Speciale, pranoi edhe ngarkesën e madhe dhe vështirësinë që ka akuza e posaçme. Ai thotë se çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje, ndërsa ato me natyrë korruptive, shkeljet e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë kohë e teknika speciale për tu hetuar. Këto deklarata, Dumani i bëri në gjatë fjalës në një takim mbi situatën e kriminalitetit në vend. /vizionplus.tv







