Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka hedhur akuza në drejtim të kryeminsitrit Rama në lidhje me çështjen e arrestimit të banorëve protestues të Unazës së Re.

 

Nga gjykata, ku kërkoi lirimin e tre banorëve të arrestuar, të cilët gjykata i la në arrest shtëpie, Balliu e cilësoi arrestimin e tyre si flagrant dhe të urdhëruar nga qeveria.

 

Sipas Balliut, arrestimet e banorëve të Unazës së Re kanë qenë dhe një nga arsyet se përse nuk u hapën negociatat me BE.

 

“Arrestimet e tilla janë dhe arsye se pse nuk u hapën negociatat. Kur arrestohen këta banorë që nxorën lakuriq qeverinë për vjedhje, dhe nuk arrestohen përgjegjësit për projektin e aferës tek Unaza e Re. Janë arrestuar vetëm qytetarët e lirë dhe jo ata që abuzuan me projektin. Urrejtja personale ndaj Edi Ramës po i mban ata në burg. Me Ilir Katirajn ka urrejtje personale se e goditi me këpucë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *