E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Arrestimet, në mënyrë brutale”/ Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, përdorim ushtarak

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ka ngritur shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit ka menaxhuar tubimet dhe përplasjet me protestuesit.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai pretendoi se efektivët kanë përdorur forcë të tepruar, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës, sprejit me piper dhe shkopinjve të gomës, si dhe arrestimet që i cilësoi brutale.

Reklamë

Metani kritikoi gjithashtu ndjekjen e protestuesve nëpër rrugica, ndërsa theksoi se policia duhet të mbrojë qytetarët dhe institucionet, pa kaluar në sulm.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se shkatërrimi i pronës private duhet të kritikohet dhe të parandalohet.

Reklamë

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Jemi në ditën e 10-të të protestës. Si është përgjigjur policia? Po protestuesit që kaluan në revoltë? Cilat janë shkeljet që ju evidentoni?

Metani: Protesta është 145-ditore. Edhe gjatë përplasjeve të mëparshme policia ka dhunuar protestuesit. Pra, sjellja e policisë s’është e dhunshme vetëm gjatë këtyre ditëve. Liria e tubimit është ligj më vete. Policia e Shtetit, duhet t’i nënshtrohet trajnimeve. Në Shqipëri, 10 mijë trupa që ka, trajnimet janë të mangëta. Një ndër parimet kryesore është që policia mbron veten, institucionet dhe çdo kënd që ka rrezik, por kurrsesi nuk sulmon. Kemi parë policë që kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugica për t’i dhunuar. Përdorimi i gazit 40 milimetra është përdorim ushtarak. Janë gjetur gaze lotsjellëse të skaduara. Efektet kancerogjene te gratë, vajzat dhe fëmijët mund të ishin vdekjeprurëse. Përdorimi i sprejit me piper djegës nga policia në drejtim të fytyrës së protestuesve është një tjetër problem. Një nga personat që e ka vuajtur këtë isha unë. Më kanë hedhur sprej me piper dhe për 30 minuta nuk shihja fare. Një nga mjetet e tjera që janë përdorur është mënyra brutale e arrestimit dhe shkopinjtë e gomës. Çfarë kuptimi ka që protestuesi goditet dhe lihet në rrugë? Të godasësh dhe ta lësh aty nuk tregon profesionalizëm, por një polici që ka bërë detyrën në bazë të disa urdhrave për të shpërndarë turmën.

Rakipi: Meqenëse ke qenë anëtar i RENEA-s…

Metani: Po, në Kryeministri, në momentin kryesor të protestës, nëse grupi i protestuesve do të shkonte te godina, si do ta mbronte RENEA veten dhe Kryeministrinë? Sepse RENEA,(Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur) s’di gjë tjetër, vetëm të vrasë. I vetmi mjet që ka RENEA është arma. Shkatërrimi i pronës private duhet kritikuar dhe parandaluar si veprim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.