Autoritetet turke kane arrestuar edhe tre persona te tjerë te dyshuar per lidhje me masakrën e ndodhur ne aeroportin e Stambollit, ku humben jetën 44 vete dhe u plagosen me shume se 200 te tjerë. Kombësitë e te ndaluarve nuk bëhen te ditura, por numri i personave te arrestuar deri tani ka arritur ne 27. 13 prej tyre kane dale përpara nje gjykate ne Stamboll. Truri i shpërthimeve ne aeroport besohet te kete qene nje person nga Çeçenia, i ndihmuar nga militante te Shtetit Islamik nga Kirgistani dhe Uzbekistani. Ata kane siguruar mbështetje logjistike nga celula te ISIS ne Turqi. Nje grup mjekesh po përpiqen te identifikojnë tre kamikazët nga mbetjet trupore.