Policia e Shtetit ka bërë bilancin e javës për  goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri , parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, krimeve mjedisore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .

 

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 585 persona, nga këta: 152 janë arrestuar, 401 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.

 

Janë kapur në total 28 persona në kërkim, nga këta: 22 në kërkim kombëtar dhe 6 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 22 operacione policore të koduara: “Culaj”, “Arratia”, “District 3”, “District 4”, “Oktan”, “Finish”, “Transaksionet”, “Again”, “Osumi”, “Poker 2022”, “Road Guard 10”, “Road Guard 11”, “Last minute”, “Heat”, “Pllana”, “Alias”, “Valuta”, “Manza”, “Antëerp”, “Basti i fundit” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.

 

Në kuadër të operacionit “Arratia” u kap një person i shumëkërkuar, ndërsa në kuadër të operacionit “Transaksionet” u sekuestruan pasuri që rrjedhin nga krimi, në vlerën 2 milionë euro.

 

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 14 raste. Janë sekuestruar 9 armë zjarri, 2 armë sportive, 1 pistoletë stilolaps, 4 thika, shkopinj metalikë, krëhër pistolete dhe municion luftarak.

 

Gjithashtu, si rezultat i operacioneve policore janë sekuestruar 28 kg cannabis sativa, qindra doza cannabisi, sasi kokaine dhe heroine, 11 automjete, 1 peshore elektronike, 22 celularë, çipsa, njësi kompjuterike dhe shuma të konsiderueshme parash. Janë evidentuar 2 ambiente të mbyllura që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, në Lezhë dhe në Shkodër.

 

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale në fushën e dhunës në familje dhe 1 rast i tentativës për përshtatje të ambientit për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

 

Janë evidentuar dhe goditur 35 raste të krimeve mjedisore, 8 raste të organizimit të lojërave të fatit, 32 raste në fushën e narkotikëve, 23 raste në fushën e krimit ekonomik, 19 raste të kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

 

Janë zbardhur 14 raste të zjarrvënies, me 14 autorë, nga të cilët: 3 të arrestuar dhe 11 të proceduar penalisht në gjendje të lirë. Janë evidentuar dhe ndjekur ligjërisht 64 raste të dhunës në familje.

 

Policia Rrugore:
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 312 leje drejtimi, nga të cilat: 192 për tejkalim shpejtësie, 69 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 42 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 15.433 masa administrative dhe janë goditur 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

 

Policia Kufitare:
Gjatë kësaj jave janë kapur 6 persona në kërkim, nga të cilët 3 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

 

Janë proceduar në gjendje të lirë 11 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 7 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 6 persona për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, si dhe 2 të tjerë për mitëdhënie.

 

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin e treguar në denoncimin e rasteve të paligjshmërisë dhe i fton sërish ata për të forcuar më tej bashkëpunimin, pasi vetëm bashkërisht mund të parandalojmë dhe luftojmë më mirë krimin, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për nxënësit e shkollave, biznesin, turizmin, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *